Gjendet 24-vjeçari që ishte raportuar i zhdukur që nga premtja në Shtime

16:06 | 4 Qershor 2023
E.H

Policia e Kosovës njofton se ka gjetur personi që është raportuar i zhdukur me datën 2 qershor 2023 në Shtime.

Bëhej fjalë për Agon Hysen Misini i lindur me 12.12.1999, me banim në rrugën “Tahir Sinani” komuna e Shtimes.

Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ishin në kërkim të personit të zhdukur.

“Ndërsa, sot rreth orës 14:50, i njëjti është gjetur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në rajonin Shtimes, e më pas nga policia fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe sipas mjekësve gjendja e tij shëndetësore është e mirë”, thuhet në njoftimin e PK.

Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj./Arbresh.info