Kryeministri i vendit Albin Kurti ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës dhe ka komentuar kërkesat e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe atij të PDK-së, Memli Krasniqi, për të arrestuar kriminelët në veri të Kosovës.
Kurti ka pyetur Abdixhikun dhe Krasniqin se a duhet t’i arrestojë këta kriminelë me koordinim apo pa koordinim.
‘Komuna ma herët nuk ka qenë komunë dhe objekti nuk ka shërbyer për shërbyesit e tij. Po më kërkojnë pse spi arrestoni, por tash kemi filluar që t’i arrestojmë. Emrat që i përmenda vetëm se i kemi arrestu, ndoshta janë në Serbi. Por s’kemi marrëveshje. E kam një pyetje, a t’i arrestojmë me koordinim apo pa koordinim me ndërkombëtarët”, tha Kurti.
Tutje, Kurti pyeti personalisht ish ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke i thënë me shurdhuese a pa shurdhuese./Arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...