Në Mitrovicë të Jugut u mblodh një grup qytetarësh shqiptarë, përkundër kërkesës së Policisë së Kosovës që të mos i përgjigjen thirrjes së postuar në mediat sociale për protestë dhe “marshim drejt veriut”.
Gazetarja e Radios Evropa e Lirë në terren raporton për dhjetëra të tubuar.
Në mesin e tyre ka edhe qytetarë nga Shqipëria.
Disa prej tyre thanë se po protestojnë në “mbështetje të Policisë së Kosovës”.
Pjesëtarë të policisë shihen të pranishëm në vendngjarje.
Policia e Kosovës tha më herët se është vërtetuar se thirrjet për protestë të bëra në mediat sociale, vijnë nga profile të dyshimta dhe mund të jenë qëllimkëqija.
Ndryshe, Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla kanë bërë thirrje që të bojkotohet kjo protestë, e cila u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale ditëve të fundit.
Sipas raportimeve, autoritetet e sigurisë po dyshojnë se kjo protestë është “organizuar nga persona të dyshuar jashtë Kosovës”.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...