Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka folur sërish për tensionet në veri të Kosovës.
Ai ka njoftuar se është në pritje të një takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ku tha se do të flasë për zhvillimet e fundit.
”Jam në pritje të një takimi me Aleksandar Vuçiqin”. Duhet të insistojmë se dhuna nuk është rruga e duhur, dhuna duhet të ndëshkohet dhe kryesit e kësaj dhune duhet të vihen para drejtësisë. Duhet të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizjet e pakoordinuara”.
Këto komente Borrell i dha këtë mëngjes, gjatë hyrjes në Samitin e liderëve Evropianë që do të mbahet në Kishinau të Moldavisë.
Borrell mes tjerash pranoi se Bashkimi Evropian duhet të punojë për të stabilizuar kontinentin.
”Ne kemi shumë probleme në Ballkan”, u shpreh mes tjerash ai.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...