Ish-nënpresidenti Mike Pence do të nisë zyrtarisht fushatën për tu bërë kandidat i partisë republikane për president në Ajova javën e ardhshme, duke shtuar një tjetër kandidat në listën në rritje të kandidatëve presidencialë republikanë. Zoti Pence do të jetë në konkurrencë të drejtpëdrejt me ish-shefin e tij, ish-presidentin Donald Trump.
Mike Pence do të mbajë një tubim fushate në Des Moines më 7 qershor, në ditëlindjes e tij të 64-të, thanë dy personave që kanë njohuri mbi planet e tij, të cilët folën në kushte anonimiteti. Ai gjithashtu do të publikojë një video-mesazh si pjesë e shpalljes së kandidaturës për president.
Ekipi i tij e sheh votën e hershme në Ajova si kritike për rrugën e tij të mundshme drejt fitores dhe këshilltarët e tij thonë se ai ka në plan të bëjë fushatë agresive për të tërhequr votuesit e krishterë konservatorë të shtetit. Fushata pritet të mbështetet shumë në tubime me votuesit dhe ndalesa në pikat e shitjeve me pakicë që synojnë të shfaqin personalitetin e zotit Pence ndërsa ai përpiqet të dalë nga hija e ish-presidentit Donald Trump.
Java e ardhshme do të jetë e ngarkuar me shpallje të kandidaturëve presidenciale nga republikanët. Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie po planifikon të nisë fushatën e tij të martën në mbrëmje në një tubim me votuesit në Nju Hemshër dhe Guvernatori i Dakotës së Veriut, Doug Burgum, do të shpallë kandidaturën për president më 7 qershor në qytetin e Fargos, shkruan AP, përcjell VOA.
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...