Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka reaguar për tensionet e ditëve të fundit në veri të Mitrovicës.
Përmes një video mesazhi Arifi e ka dënuar ashpër dhunën në veri të vendit, shkruan Arbresh.info.
Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që me përkushtimin më të thellë të ruajë marrëdhëniet e ndërtuara me dekada me ndërkombëtarët.
“Është e rëndësishme dhe jetike që të kemi një Republikë të Kosovës e cila ka një sovranitet të shtrirë në gjithë territorin e saj, por kjo arrihet vetëm me sinkronizim dhe koordinim me aleatët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Arifi.
Megjithëkëtë, Arifi ka thënë se nëse acarohen marrëdhëniet e Kosovës, ShBA-së dhe BE-së, interesi kombëtar shqiptar vihet në rrezik.
“Interesi kombëtar shqiptar vihet në rrezik nëse acarohet marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në dhe me BE-në. Andaj ftojmë Qeverinë e Kosovës që me përkushtimin më të thellë të ruajë marrëdhëniet e ndërtuara me dekada me miqtë tanë ndërkombëtarë”, tha ai.
“Me Amerikë nuk ka lojë!”, ka thënë Arifi./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër