Boston Celtics mund ta shkruaj historinë në ndeshjen e shtatë ndaj Miami Heat, duke u bërë skuadra e parë që rikthehet nga 0-3 në 4-3.
Celtics e barazoi serinë në 3-3, pasi e mposhti skuadrën e Heat me rezultat 104-103, në mëngjesin e së dielës, në finalen e Konferencës Lindore.
Ndeshjen mirë e filloi Bostoni duke e fituar çerekun e parë me rezultat 34-29. Në të dytin, Heat u kthye në lojë duke triumfuar me shifrat 24-23.
Në periudhën e tretë, Celtics e fitoi 22-19, teksa në çerekun e fundit Miami edhe pse e fitoi me rezultat 31-25, nuk mjaftoi.
Jayson Tatum ishte më i dalluari në ndeshje me 31 pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime.
Ndeshja e pestë që do përcaktojë fituesin do të zhvillohet me datën 30 maj duke filluar nga ora 2:30. /Klankosova.tv.
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...