Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është edhe kryesues aktual i OSBE-së, nesër do ta vizitojë Kosovën.
Ai do të pritet nga krerët e shtetit.
Së pari ai do të pritet në takim nga homologia e tij Donika Gërvalla, takimi pritet të që të nisë në orën 09:00.
Pas takimit, paralajmërohet se do të mbajnë edhe konferencë për media.
Pas Gërvalles, Osmani do të pritet në takim edhe nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.
Takimi mes tyre do të zhvillohet me fillim nga ora 10:25.
Pas presidentes ai do të takojë edhe kryeministrin Albin Kurtin.
Takimi mes Kurtit e Osmanit do të mbahet nga ora 12:20 në ndërtesën e qeverisë./Arbresh.info/
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...