Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zbritur në frontin e parë të luftës në Donjeck ku takoi trupat speciale të marinsave.
Ai falenderoi ushtarakët për rezistencën që po tregojnë ndaj forcave pushtuese të Rusisë në lindje të vendit.
“Urimi im më i madhe për ju është që të fitoni. Ne e kuptojmë që fitorja nuk do të jetë e ëmbël për shkak të rrugës së hidhur drejt saj”, tha Zelensky.
Presidenti ukrainas u premtoi marinsave mjetet të sofistikuara luftarake si dhe shtimin e njësive të reja.
Sakaq, në Donjeck, ku qëndroi dhe Zelensky, Rusia lëshoi disa sulme raketore. Ukraina njoftoi se shumë prej tyre janë ndaluar nga mbrojtja ajrore./A2
Moti sot i vranët e me intervale me diell
Në Speciale vazhdon dita e dytë e deklaratave përmbyllëse
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...