Një fëmijë i moshës 4-vjeçare më Mitrovicë është shpëtuar nga mjekët pasi kishte përpirë një monedhë 2-euroshe.
Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, fëmija u shtri në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.
Ku aty u morën masat e nevojshme dhe përmes metodave endoskopike, fëmijës ia larguan monedhën metalike nga lukthi.
Njoftimi i plotë:
Një fëmijë i moshës 4 vjeçare nga Mitrovica kishte përpirë një monedhë metalike, i cila kishte depërtuar në lukth duke i’a rrezikuar seriozisht shëndetin.
Pas komplikimit të gjendjes shëndetësore, fëmiu ishte shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.
Janë ndërmarrë masat e nevojshme reanimatore nga anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë dhe pastsj specialistët e Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji, përmes metodave endoskopike, fëmiut i larguan monedhën metalike nga lukthi.
Fëmiu tani gëzon shëndet të plotë dhe po mbikëqyret nga stafi i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.
Mjekët apelojnë tek prindërit që të kenë kujdes të shtuar dhe mos të lejojnë që fëmijët të mbajnë monedha metalike dhe gjësende të imëta që mund t’i gëlltisin dhe të ju shkaktojnë telashe shëndetësore./Arbresh.info/
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...