Katër persona janë arrestuar në Vushtrri pasi kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, ku njëri prej tyre me mjet të prehtë ka goditur njëri nga të dyshuarit, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, të gjithë të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar mjetin i cili dyshohet të jetë përdorur në rast
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt
“Rr. Isë Boletini, Vushtrri 21.05.2023 – 04:05. Janë arrestuar katër (4) të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje në mes vete kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, ku njëri prej tyre me një mjet të mprehtë ka goditur njërin nga të dyshuarit, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Të gjithë të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar mjetin i cili dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...
Kushtetuesja rrezikon të mbetet pa kuorum, vetëm 7 gjyqtarë ...
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...