Ngjarjet e ditës: 22 maj 2023
09:00
Akademia Diplomatike, në kuadër të MPJD-së, hap edicionin e nëntë të Shkollës Pranverore Diplomatike. Në hapje merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani-Sadriu. (Hotel “Venus”)
09:30
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, cakton prioritetet me të cilat shteti duhet t’i përmbushë pas përfshirjes së Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi tё Kufizuar, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N506)
10:00
Në 24-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës, bëhen homazhe në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të kësaj masakre. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Qendra Korrektuese e Dubravës)
11:30
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Kuvendi i Kosovës, N302)
13:00
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)
13:00
RIT Kosova organizon Ceremoninë e Diplomimit. (Klan Arena)
15:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters. Pas takimit do të ketë deklarim për medie. (Ndërtesa e Qeverisë)
18:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të ‘’Javës së Bibliotekës’’, merr pjesë në hapjen e Bibliotekës së Adem Demaçit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...