Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, bashkë me Danilo Vuçiq, djalin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, janë nisur në këmbë për takimin që të mbahet në Beograd më 26 maj, organizuar nga presidenti serb.
Kështu ka njoftuar Lista serbe me anë të një postimi në Facebook.
“Nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiq dhe Danilo Vuçiq djali i presidentit serb Aleksandar Vuçiq vizituan serbët nga Kosova Pomoravlje të cilët tash e pesë ditë po ecin në Beograd për të marrë pjesë në këmbë në tubim. Mund ta mbështesin presidentin e tyre dhe vendin e Serbisë“, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.
Lidhur me këtë ka reaguar Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani.
Ai në një reagim në Twitter, ka thënë se Lista Serbe me krenari postoi një foto të djalit të Radoiçiqit dhe Vuçiqit me tre gishtat së bashku – një shenjë politike me origjinë nga Korpusi Vullnetar i Serbisë dhe Qeveria e Nediqit, politikani fashist Ljotiç që bashkëpunoi me nazistët!
“Organet e ekstremit të djathtë serb e përdorin gjerësisht këtë shenjë”, shkroi Vela.
Edhe ditë me parë Vela kishte deklaruar se grupet kriminale në veri po bëjnë lista për t’i çuar serbët në tubimin e Vuçiqit më 26 maj./Arbresh.info/
Srpska Lista “proudly” posted a picture of Radoičić & Vučić’s son flashing three fingers together – a political sign originating from Serbia’s Volunteer Corps & Nedić gov’t and fascist politician Ljotić that cooperated w Nazis!
Serb extreme right wing orgs use this sign widely. pic.twitter.com/mW6iWUrgMF
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) May 21, 2023
Putini i hapur për shkëmbim territoresh, por e do të gjithë ...
Fundjava e fundit e 2025-ës vjen me ngrica e temperatura në ...
Forcat Speciale Shqiptare dhe të ShBA-së me ushtrim të përba...
Ulutash pret në takim shefin e misionit të vëzhguesve të KiE...
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...