Një person në mëngjesin e sotëm (e diele) ka vjedhur paratë e xhamisë në Drenas.
Kështu ka njoftuar imami i xhamisë, Osman Musliu i cili ka publikuar edhe video në rrjetin social Facebook ku shihet personi në fjalë, duke marrë paratë nga arka që janë mbledhur për mirëmbajtjen e xhamisë.
Imami ka thënë se rasti është paraqitur edhe në Polici.
”Sot në mëngjes në xhaminë e Drenasit ky person ka hyrë dhe ka thyer kacen duke vjedhur të gjitha paratë të cilat mblidhen për mirëmbajtjen e xhamisë. Rasti është paraqitur në polici. Është dëshpërues fakti se si ky rast ka ndodhur në një vend si xhamia, kjo dokuri po ndodh edhe ne shumë xhami tjera. Lusim Zotin që të na fal të gjithëve duke përfshirë edhe këtë person! Ndërsa sa i përket relacionit njerëzor shpresoj që ai ta merr denimin e merituar”, ka thënë Musliu.
”Nese e njihni këtë person ju lutem lajmroni policin ose tek une tel: 044170737 viber Ëhacap i njëjti”, ka shkruar Osmani në Facebook./Arbresh.info/
Përditësimi i fundit, kjo është top 5-shja me e votuar të LV...
Zbulohet se Silva nuk është prioritet i Barçës
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...
Aksident trafiku te rrethi i Çagllavicës, shkaktohen kolona
E kërkonte drejtësia shqiptare prej 9 vitesh, kapet në Itali...