Hyatt Hotels Cop ka njoftuar të mërkurën që sistemi për pagesa është infektuar me një program keqdashës për vjedhjen e kredit kartelave në një sulm të zbuluar tri javë më parë.
Zëdhënësja e kompanisë, Stephanie Sheppard ka njoftuar përmes një email-i vonë të mërkurën që sulmi kibernetik ishte zbuluar më 30 nëntor, shkruan arbresh.info. Megjithatë, ajo nuk tha që sulmuesit kishin sukses në vjedhjen e të dhënave apo se sa gjatë ishte i infektuar rrjeti i tyre.
“Konsumatorët duhet të kontrollojnë llogaritë e tyre bankare dhe të raportojnë menjëherë për ndonjë kyçje të paautorizuar në kartelat e tyre”, tha Sheppard.
Hyatt, i kontrolluar nga familja miliardere Pritzker, është hoteli i katërt madhështor që ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike që nga muaji tetor./arbresh.info
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...