Pas bisedës së djeshme me përfaqësues të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, përshtypjet pozitive u ndanë edhe në takimin e sotëm miqësor mes Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
“Takimet e shpeshta mes nesh, janë tregues dhe dëshmi të marrëdhënieve të fuqishme e solide të bashkëpunimit. Zvicra është shtet mik dhe ndër më përkrahëset e Republikës së Kosovës, në rrafshin ndërkombëtar e poashtu dhe në mbështetjen në projekte që prekin fusha të ndryshme”, ka thënë Bislimi.
Në vijim të këtij takimi miqësor, palët diskutuan dhe mbi zhvillimin e turizmit në vend, duke përftuar dhe nga modeli e eksperienca e Zvicrës.
Përgjatë takimit u diskutua edhe mbi procesin e dialogut, ku Bislimi e informoi ambasadorin mbi zhvillimet e fundit dhe takimin e mbajtur ditën e hënë në Bruksel./Arbresh.info
BE propozon sanksione të reja mbi naftën ruse, ‘flotën...
Investimi 4 miliardë dollarë, bekim për Shqipërinë, Rama: In...
Nunez mund ta ketë një rikthim sensacional tek Liverpooli
Araujo flet për dëmtimin para Kupës së Botës: Nuk e di nëse ...
Rama jep një lajm të mirë për banorët e Barilevës
Arrest shtëpiak ndaj një të dyshuari për asgjësim të materia...