Manchester City – Inter është finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2022/23.
City arriti që bindshëm ta mposht Real Madridin, në gjysmëfinalen e dytë.
Ndeshja e zhvilluar në “Etihad Satdium” përfundoi me rezultat të thellë 4:0, derisa rezultati i përgjithshëm ishte 5:1.
Nikoqirët morën kontrollin e ndeshjes që nga minuta e parë.
Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland pati dy shanse të mëdha për të shënuar, por u mohua nga dy super pritje të Thibaut Courtois.
Por, presioni përfundimisht ishte shumë i madh për mysafirët dhe Bernardo Silva shpërtheu në shtyllën e parë për 1-0.
Silva ishte heroi i Cityt përsëri, duke shënuar me kok, për rezultatin 2:0.
Rastin më të mirë për Realin e pati Toni Kroos, që gjuajti nga largësia, por u ndal nga traversa.
Autogoli i Eder Militaos i dha sigurinë skuadrës së Pep Guardiolas, duke e hequr nga gara Real Madridin.
Derisa, poshtërimi i Realit vazhdoi deri në minutat e fundit, me Julian Alvarez që hyri nga banka rezervë për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 4:0.
Finalja e madhe zhvillohet më 10 qershor në Stamboll./Arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje