Ish-ministri serb, Aleksandar Jabllaniviq, ka folur për krimet që ka bërë shteti serb në Kosovë gjatë luftës së fundit 1998-1999, duke thënë se atë kohë unë kam qenë në shkollë të mesme.
“Në Kosovë ka pasur luftë, shihen varrezat, ka pasur një tragjedi ku kanë pësuar edhe shqiptarët edhe serbë”, tha ai në kanal10.
Ai tutje tha se i vjen turp për krimet që siç tha ai njerëzit nga kombi dhe feja jonë kanë bërë ndaj civilëve të pafajshëm.
“Ka edhe serb edhe romë të vrarë por ne duhet të jemi unik dhe pragmatik. Viktimat nuk mund t’i ngjallim por duhet gjeneratave duhet t’iu themi, po ka pasur krime, kriminelët duhet të përgjigjen në emrin e tyre dhe jo të thuhet që i kanë bërë në emrin tonë ato krime”, tha Jabllanoviq.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X