Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se miqësia e Kosovës me Asturinë është sa e vjetër aq edhe e çmueshme, duke kontribuar edhe në shtet-ndërtimin e Kosovës.
Në ceremoninë e Themelimit të Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Osmani tha se bashkëpunimi i ndërsjellët ekonomik shërben edhe si bazë për miqësi afatgjate.
“Shteti i Kosovës është bërë falë ndihmës së miqve të saj sikurse që është Austria dhe kjo do ta bëjë edhe më të fortë këtë bashkëpunim. Fuqia e miqësisë mes të dyja vendeve është e pamatshme, ndërkaq dobia e popujve të të dyja vende është e madhe”.
“Ato ndërtohen mbi bazën e besimit, të vlerave dhe dëshirës për të punuar së bashku për të mirën e përbashkët. Bashkëpunimi i ndërsjellët ekonomik shërben edhe si bazë për miqësi afatgjate duke promovuar edhe stabilitetin ekonomik në shkallë të lartë”.
“Miqësia e Kosovës me Asturinë është sa e vjetër aq edhe e çmueshme. Austria gjithmonë ndihmonte në shkollimin e të rinjve nga Kosova”, tha Osmani./eo
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...