Me moton “Bashkë për shëndetin mendor”, është mbajtur marsh ndërgjegjësues për shëndetin mendor në Kosovë.
Aktivistët e organizatës nga Qendra për Hulumtime Psiko Sociale dhe Mjekësore, para qeverisë kërkuan që institucionet relevante të investojnë në programet dhe burimet e edukimit për shëndetin mendor, në mënyrë qa kjo gjë të realizohet.
Veronë Përçuku, nga kjo organizatë , tha se shëndetit mendor duhet t’i kushtohet më shumë rendësi.
Tutje ajo tha se jemi mbledhur e kemi marshuar për të gjithë ata individ që janë duke u ballafaquar me sfida të shëndetit mendor,
Përçuku bëri thirrje institucioneve që ta zhvillojnë dhe zbatojnë një strategji gjithëpërfshirëse për parandalim të vetëvrasjes, dhe bëjnë thirrje për ligjësimin e linjës telefonike kombëtare për parandalim të vetëvrasjes.

“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
Presidenti Begaj takohet me kongresmenin amerikan, Keith Sel...
Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për B...
Bajrami: Kurtit nuk i rrihet pa krizë, prapë po e çon vendin...
Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh në favor t...
Rama në takim me fermerët në Dibër: Duhet të bashkoheni për ...