Alternime dhe vranësira të shpeshta karakterizojnë motin gjatë orëve të paradites Shqipërinë, por mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira, ku herë pas here do të ketë edhe rrebeshe afat-shkurtra.
Në zonat bregdetare priten mini-stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike. Parashikohet që shirat të mbeten prezent edhe gjatë natës në të gjithë territorin e vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 25°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi jugor-juglindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë./tvklan.al
Agim Ademi niset drejt SHBA-së, i ftuar nga FIFA për Kupën e...
U.D Presidentja Haxhiu vlerëson mbështetjen e Suedisë për au...
Rama: Po e përmirësojmë infrastrukturën në Siqevë dhe në Sha...
56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë qendra