Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar Ylfete Fanajn, e cila sot u bë shqiptarja e parë ministre në qeverinë kontonale të Luzernit.
Përmes një postim në rrjetin social Facebook, Kurti theksoi se të arriturat e Fanajt janë inspirim për mërgatën në Zvicër.
Ai po ashtu tha se i dëshiron suksesedhe punë të palodhshme në detyrën e re.
“Shqiptarja e parë deputete në Parlamentin e Kantonit të Luzernit dhe e para që udhëhoqi me Parlamentin e këtij Kantoni, Ylfete Fanaj, sot u bë shqiptarja e parë ministre në qeverinë kantonale të Luzernit. Si pionere shqiptare në politikë, të arriturat e saja janë inspirim dhe udhërrëfim për mërgatën tonë në Zvicër, e cila për shumë vite tani i shërben me besnikëri shtetit zviceran”, ka shkruar Kurti.
Kurti tha se me Fanajn e lidh edhe orientimi socialdemokrat dhe jo veç orgjina, ndaj dhe pret bashkëpunim.
“E ky nuk ishte urimi i parë për znj.Fanaj, dhe duket se nuk do të jetë i fundit. I dëshiroj suksese në detyrën e re dhe punë të palodhshme përballë përgjegjësive të reja. Me të nuk na bën bashkë vetëm origjina, por edhe orientimi socialdemokrat. Andaj edhe bashkëpunimin e kemi detyrim, përveçse interes të përbashkët”, ka përfunduar Kurti./Arbresh.info/
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë qendra
Bajrami: Mosdalja në votime protestë qytetare – është koha t...
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor dhe ...
KQZ fillon procesin e numërimit të votave nga diaspora
Presidenti i Shqipërisë kalon nëpër Kosovë, policia paralajm...