I.S., 56-vjeçar nga fshati Remnik i VItisë, kishte pësuar vdekje klinike, mirëpo falë intervenimit të ekipit të emergjencës në Spitalin e Gjilanit, ai është kthyer në jetë.
Detaje nga ky rast për Arbresh.info ka dhënë drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.
Emini tha se pacienti në fjalë kishte pasur dhimbje në gjoks.
“Pacienti I.S 1967-Remnik-Viti eshte sjellur ne Emergjence te SP Gjilan me dhembje gjoksi. Eshte bere EKG dhe analizat e nevojshme dhe eshte konstatuar diagnoza : Infarctus ac. myocardi. Ne nderkohe pacienti brenda ne emergjence ka pesuar arrest kardiak, saktesisht fibrilacion te ventrikujve te zemres qe ne fakt eshte vdekje klinike . Ekipi kujdestar i perbere nga mjeku i emergjences dhe dy internistë me shpejtësi e kanë reanimuar dhe defibriluar dhe pacienti eshte kthyer ne jete. Pas trajtimit te metejme pacienti eshte derguar me autoambulance nen percjelljen mjekesore te mjekut te emergjences deri ne QKUK -Emergjence ku eshte pranuar nga ekipi i emergjences per t‘u trajtuar me tutje ne qendren e kateterizimeve te zemres ne QKUK”, ka thënë Emini.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje