Një video e cila po qarkullon në rrjetin social Twitter tregon të paktën tre ushtarë rusë që ishin dorëzuar te një njësi e trupave të Ukrainës në qytetin Bakhmut.
Luftimet janë duke vazhduar në Bakhmut, ku besohet se Ukraina ka filluar në disa caqe kundërofensivën e saj.
Rusia ka thënë se trupat e tyre janë tërhequr në veri të Bakhmutit, me pretendimin se do të rigrupohen.
Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se Ukraina kishte nisur një sulm në veri të Bakhmutit me më shumë se 1,000 trupa dhe deri në 40 tanke, një shkallë që nëse konfirmohet do të përbënte ofensivën më të madhe ukrainase që nga nëntori.
A whole squad of Russians surrender to the Ukrainians at #Bakhmut.
The panic the Russians are facing at the moment shows.
Let’s hope more decide to do the best thing for everyone and surrender. pic.twitter.com/HlS07UUBbB
— Sytheruk (@Sytheruk) May 13, 2023
Mbetet e paqartë se si gjendet situata aktuale në Bakhmut, por Ukraina si duket ka për qëllim për ta rrethuar.
Forcat e Ukrainës kanë çliruar 17.3 kilometra katrorë territor në Bakhmut. /Telegrafi/
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...