Në Ditën ndërkombëtarë të Infermierisë, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia prezantoi “Manualin e parë të Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësorë”.
“Ky manual do të kontribuojë në përmirësimin e rezultateve, cilësisë dhe efektivitetin e shërbimeve të infermierisë në nivelin e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Republikën e Kosovës”, tha Ministri Vitia.
Në promovimin e këtij manuali, ku ka marrë pjesë edhe z. Nicu Fota, udhëheqës i Projektit Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm (AQH), dhe përfaqësues të komunitetit të infermierisë në Kosovë.
Vitia theksoi se qëllimi kryesor i “Manualit të parë të Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësorë” është që procedurat standarde të kontribuojnë në avancimin e mëtutjeshëm, përmirësimin e rezultateve, cilësisë dhe efektivitetin e shërbimeve të infermierisë, në nivelin e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Republikën e Kosovës.
“Roli i infermierisë është shumë i rëndësishëm në sistemin e kujdesit shëndetësor, pasi përfshin të gjitha ciklet e jetës së njeriut, nga kujdesi për të porsalindurin deri te kujdesi paliativ,promovimi i shëndetit dhe parandalimi i sëmundjeve, si dhe pjesëmarrja në politikë-bërjen shëndetësore dhe bashkëpunimi me shoqatat e ndryshme, odat e profesionistëve shëndetësor dhe institucionet arsimore”, theksoi Ministri Vitia.
Manuali i parë i Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësorë është përgatitur ekskluzivisht dhe është i obligueshëm për zbatim gjatë punës profesionale/praktike të infermierëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor.
Në vazhdën e aktiviteteve të planifikuara, Ministria e Shëndetësisë ka formuar dy grupe punuese që tashmë janë duke vepruar, për hartimin edhe të dy manualeve për PSO:
1) Manuali i II-të për PSO – Infermieria në KPSH – Kujdesi infermieror në komunitet, që është vazhdimësi nga Manuali i parë që u promovua sot, dhe
2) Manuali i I-rë për PSO – Infermieria në kujdesin dytësor dhe tretësor shëndetësor, që do të përgatitet deri në fund të vitit.
Në këtë promovim, Ministri Vitia, shpreh mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kontribuuan në hartimin e manualit, i cili shërben si udhërrëfyes që shërbimet e kujdesit infermieror të jenë të cilësisë së standardizuar, duke qartësuar rolet dhe përgjegjësitë e infermierëve në përmirësimin e sigurisë, cilësisë dhe efikasitetit të kujdesit infermieror në mënyrë të vazhdueshme, gjë që ndikon drejtpërdrejtë pozitivisht në ofrimin e kujdesit shëndetësor./Arbresh.info/

Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...