Dy persona të maskuar kanë gjuajtur drejt shtëpisë së një personi mbrëmë në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishekë, teksa të lënduar nuk ka.
Të arrestuar nuk ka, teksa rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.
“Prishtinë 11.05.2023-22:05. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri afër shtëpisë se tij. Lidhur me rastin njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një fishekë. Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor./Arbresh.info
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...