Një person është kapur mbrëmë në Bistricë të Leposaviqit pasi po tentonte ta kalonte kufirin ilegalisht.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari në veturën e tij kishte cigare të kontrabanduara dhe kufirin donte ta kalonte përmes rrugëve dytësore.
Malli i është konfiskuar, teksa pas arrestimit, ai është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Bistricë, Leposaviq 10.05.2023- 20:30 Njësitë policore kanë ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte tentuar që të kalonte vijën kufitare përmes rrugëve dytësore. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e cigareve të cilat ishin të kontrabanduara. Me vendim të prokurorit malli i kontrabanduar i është dorëzuar njësisë së doganave, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor./Arbresh.info
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...