Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar Ditën e Evropës.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se mërgata e Kosovës me edukatën dhe suksesin që ka në Evropë, dëshmon rëndësinë dhe vlerën që ia japin shqiptarët vetë kontinentit evropian.
“Shqiptarët e Kosovës e kanë dëshmuar për dekada se janë vlerë e shtuar dhe aset tejet i rendësishëm – me kontributin e tyre të shquar në të gjitha shtetet e Evropës ku jetojnë dhe punojnë. Mërgata jonë janë qytetarë të dalluar dhe të suksesshëm gjithandej BE-së. Fatmirësisht, pas shumë përpjekjeve, ndonjëherë edhe vonesave të panevojshme, edhe shteti ynë, Kosova, tashmë ka hyrë në rrugën e pakthim – drejt përqafimit të vlerave evropiane dhe integrimit e anëtarësimit në këtë Bashkësi”, ka shkruar Krasniqi.
Liberalizimi i vizave i arritur tashmë, dhe pranimi i aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për Krasniqin janë shenja të përafrimit të Kosovës me familjen evropiane.
“Prandaj, para se gjithash, ky vit i cili shënon një pikë kthese për Kosovën dhe BE-në, uroj që të konkretizohet sa më parë me marrjen e statusit kandidat dhe më pas anëtarësimit të plotë të Kosovës në BE”, ka thënë ai.
9 Maji shënon Ditën e Evropës, e cila në Kosovë festohet publikisht, si festë zyrtare ku të gjitha institucionet publike apo shtetërore e kanë pushim./Arbresh.info
Nis mbledhja e Kryesisë, në rend dite caktimi i seancës së r...
Ministri i Jashtëm i Belgjikës nis vizitë 6-ditore në Ballka...
Janë anuluar seancat e planifikuara për këtë javë në gjyki...
SHBA dhe Irani mund të rifillojnë bisedimet këtë javë
Të paktën 11 të vrarë nga sulmet izraelite në Libanin jugor
Vritet 20-vjeçari në Suedi, raportohet se është shqiptar