Futbollisti kosovar, Floren Muslija ka pranuar një dhuratë të veçantë nga Lionel Messi.
24-vjeçari ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se ai ka pranuar një fanellë nga shtatë herë fituesi i topit të artë.
“Kush beson mund të arrijë. Leo Messi faleminderit mik. Ëndrra u bë realitet”, shkroi ai në postim.
Muslija luan për SC Paderborn 07 në ligën e dytë të Gjermanisë dhe këtë sezon ka zhvilluar 32 paraqitje, duke shënuar nëntë herë dhe dhuruar pesë asistime.
Mesfushori me tipare sulmuese po ashtu ka bërë 13 paraqitje me kombëtaren e Kosovës dhe ka gjetur një herë rrjetën./Arbresh.info/
“Liria ka emër”, Rama reagon me mesazh pas fjalëve përfundim...
Abdixhiku uron besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit
Trepça fiton Kupën e Kosovës për vitin e pestë me radhë
Merz: Gjermania do kërkojë partneritete strategjike me Kinën...
Sot fillon Ramazani me namazin e teravisë, nesër Syfyri i pa...
Begaj uron fillimin e Ramazanit: Uroj që ky muaj i shenjtë t...