Kanë përfunduar pa fitues dy ndeshjet e fundit të Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina ka barazuar pa gola me Gjilanin në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Rastet më të mira për shënim i pati skuadra e Prishtinës, por nuk i shfrytëzoi ato.
Gjilani mbetet në pozitën e tretë me 51 pikë, kurse Prishtina në pozitën e katërt ka 44 pikë.
Edhe ndeshja tjetër ishte barazim pa gola ndërmjet Llapit dhe Ferizajt.
Ky barazim ia humb shpresat Llapit për pozitën e tretë, pasi tani gjendet i gjashti me 42 pikë, nëntë më pak se Gjilani.
Në anën tjetër, Ferizaj mbetet në pozitën e parafundit me 35 pikë dhe do të luftojë deri në fund për të mos rënë nga elita e futbollit kosovar./Arbresh.info/
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë