Pas rastit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në një shkollë fillore në Beograd, ku një 14-vjeçar vrau 8 nxënës dhe rojën e shkollës, Qeveria e Serbisë ka shpallur tri ditë zie.
Presidenti serb, Aleksandëar Vuçiç tha se sot është një nga ditët më të vështira në historinë moderne të Serbisë, raporton Tanjug, transmeton Arbresh.info.
Në konferencën për shtyp ai shprehu ngushëllimet e tij për familjet, prindërit, vëllezërit dhe motrat, gjyshërit e fëmijëve të vrarë, si dhe për fëmijët dhe familjen e rojes së vrarë.
“Serbia është e bashkuar në pikëllim dhe është aq e madhe sa nuk e kujtojmë më të madhin, por kur jemi të bashkuar në pikëllim duhet të shikojmë shkaqet, përgjegjësinë e secilit prej nesh, të kërkojmë zgjidhje që diçka e tillë, sado e paparashikueshme dhe e papritur të jetë, dhe të them kurrë mos e përsëris, gjë që do të ishte më e mira. Por ne jetojmë në një botë ku numri i incidenteve të tilla nuk po zvogëlohet”, tha Vuçiq.
Lexo edhe:
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Krye...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali