Haziri flet për takimin e Brukselit: Kurti nuk e di çfarë draft-statuti do t’i paraqitet në takim

12:37 | 2 Maj 2023
Diellza Gashi

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti do t’i paraqitet draft- pa e ditur se çka kanë punuar, dhe në çfarë niveli ka mbërri.

Me anë të një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se gjatë ditës së sotme do të diskutohet draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që sipas nënkryetarit, kryeministri Kurti e ka quajtur ‘Zajednicë’.

“Me marrëveshjen e Ohrit, Kurti u mundua ta kamuflojë si ndryshim i marrëveshjes 2013-2015. Gjysma e Qeverisë aktuale thotë nuk ka Asociacion, gjysma tjetër thotë ka. Me ndërmjetësin ndërkombëtar ka bërë marrëveshje, para deputetëve zbulon ‘tradhtarët’ e para popullit nuk ka bërë asgjë”, shtoi ai/Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale