Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se sot në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, nevojitet të vendosen politika që punëtorët të kenë kontratë dhe të paguhet kontributi i tyre.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Musliu-Shoshi shkruan se duhet të qëndrojmë pranë kërkesave për të drejta, përcjell Arbresh.info.
Postimi i saj i plotë:
Sot, si asnjëherë më parë, kemi nevojë të kërkojmë që të vendosen politika përmes së cilave punëtorët kanë kontratë dhe u paguhen kontributetet e tyre, që kanë sigurime shëndetësore e që kanë pagë të përshtatshme për të mbijetuar, pushime vjetore dhe punë me tetë orë në ditë.
Të zotohemi dhe të qëndrojmë pranë kërkesave të tyre të drejta! Sepse këta punëtorë me përkushtimin e tyre dhe punën e palodhur e ndërtojnë edhe Kosovën.
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...