Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve Memli Krasniqi, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, zotohet për respektimin e plotë të të drejtave të tyre të punës dhe paga dinjitoze, ndërsa ka shprehur mirënjohje për rolin dhe kontributin e punëtorëve në shoqëri.
Krasniqi ka uruar, të gjithë punëtorët në Republikën e Kosovës!
Ai ka thënë se si shtet e si shoqëri ende s’kemi arritur që të sigurojmë trajtimin meritor për çdo punëtor, në cilindo sektor që punon.
“Për më shumë, sfidën e madhe të emigrimit masiv të të rinjve tanë që kërkojnë një perspektivë larg Kosovës, duhet ta tejkalojmë përmes angazhimit konkret në krijimin e një ambienti të favorshëm që ofron mundësi të barabarta, vende pune me paga konkurruese dhe vlerësim të drejtë për kontributin e punëtorëve”, ka shkruar Krasniqi.
Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se dita ndërkombëtare e punës kësaj here Kosovën e gjen në pozitën më të rëndë në 24 vitet e fundit.
“Secilën ditë që kalon, vendi ynë është edhe më keq, punëtorët tanë më të diskriminuar, e qeveria edhe më e fjetur”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka shtuar se kryeministri Kurti dhe kabineti i tij qeveritar janë të fokusuar më shumë në grumbullimin e parave në thesarin e shtetit se sa në investime kapitale – aty ku hapen vende të reja pune, rriten rrogat dhe zhvillohet shteti.
Sipas tij fuqia punëtore po ikë çdo ditë, vendi ynë po mbetet pa mjekë, pa inxhinierë, ekonomistë e pa mësimdhënës. “Kosova rrezikon të mbesë edhe pa pjesëtarë të sigurisë sepse rinia po ikë!”, ka thënë ai.
“Ngritja e çmimit të tatimit në pronë, afatizimet dhe lojërat me pagesa të tatimit, duhet të anulohen dhe të mendohet edhe për qytetarët. Ftoj qeverinë që t’i ngritë pagat në sektorin publik, të gjejë modalitete për rritjen e pagave në sektorin privat, aty ku është goditja më e madhe nga inflacioni, si dhe më e rëndësishmja, të zhbllokojë buxhetin e shtetit”, ka shtuar Haradinaj.
Në fund Haradinaj bënë thirrje që Kosovën ta bëjmë një vend më të mirë për të jetuar./rtk
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...