Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar shtetin e Izraelit për 75-vjetorin e Ditës së Pavarësisë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se Kosova dhe Izraeli kanë disa ngjashmëri sa i përket vuajtjes dhe sakrificës për të arritur deri te vlerat e lirisë e demokracisë.
“Urimet më të ngrohta ia dërgoj popullit të shtetit mik të Kosovës, Izraelit, që festojnë sot 75-vjetorin e Ditës së Pavarësisë! Kosova dhe Izraeli kanë disa ngjashmëri sa i përket vuajtjes dhe sakrificës për të arritur deri te vlerat e lirisë e demokracisë! Kosova është me fat që ka një vend mik si Izraeli! Yom Ha’atzmaut Sameach!”, ka shkruar tutje Hoxhaj./Arbresh.info/
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...