Censusi, ose i njohur ndryshe si regjistrimi i popullsisë dhe banesave, do të nisë më 18 shtator të këtij viti dhe do të zgjasë për gjashtë javë.
Duke iu referuar shifrave të publikuara nga Instat, përllogaritet që kostoja e këtij procesi të kapi vlerën e 16.9 milionë eurove. Ndërsa kostoja mesatare për banorë shkon në 5.7 euro, shifër që korrespondon me mesataren e vendeve evropiane që kryejnë cens tradicional.
Financiarisht procesi mbështetet nga buxheti i shtetit me 55.3% të shumës totale, 28.4% bashkimi evropian dhe pjesa tjetër nga donatorë të ndryshëm.
Sigurimi i një informacioni të saktë dhe të besueshëm statistikor, do të ndihmojë autoritetet qendrore dhe lokale, shoqërinë civile, apo edhe bizneset për zbatimin e politikave zhvillimore si dhe për të kuptuar realitetin demografik, ekonomik dhe shoqëror të vendit.
Konkretisht, censi do të jetë i nevojshëm për të përcaktuar sa dhe ku duhet të ndërtohen shkolla dhe objekte shëndetësore, a mësues dhe personel shëndetësor duhet të trajnohen, cilat janë kërkesat e tregut të punës dhe sa njërëz përafërsisht pritet të jetojnë në Shqipëri pas 10 apo 20 vitesh.
Ky do të jetë Censusi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912. Regjistrimi i parë u krye në vitin 1923. /Telegrafi/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...