Barcelona ka bërë një hap të madh drejt titullit me një fitore të rëndësishme përballë Atletico Madrid.
Ndeshje e zhvilluar në “Camp Nou” përfundoi me rezultat minimal 1:0, pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja skuadrat.
Atletico e nisi më mirë ndeshjen me Antoine Griezmann që goditi traversën.
Pavarësisht fillimit të mirë nga skuadra e Madiridit, ishin Katalanasit ata që dolën në epërsi.
Goli i Ferran Torres erdhi pak para përfundimit të pjesës së parë, pas një asistimi nga Raphina.
Pjesa e dytë u karakterizua me shumë raste po pa gola.
Raphinha e Lewandowski patën raste ideale, por nuk arritën ta kalonin Oblakun.
Nga ana tjetër Alvaro Morata pati tri raste mjaft të mira, por ishte Ter Stegen që mbrojti mirë portën e tij.
Barcelona është në vendin e parë me 76 pikë 11 më shumë se Reali i vendit të dytë, kurse Atletico ka 60 pikë në vendin e tretë./Arbresh.info/
Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë ...
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri