Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të bojkotojnë zgjedhjet në katër komunat me shumicë serbe.
“Për shkak të çdo serbi të arrestuar padrejtësisht, për çdo gënjeshtër të thënë nga Kurti, për çdo plumb të gjuajtur ndaj fëmijëve serbë, për shkak të represionit të përditshëm që pëson populli serb, për shkak të keqtrajtimit të vazhdueshëm të serbëve nga njësitë speciale në veri, për shkak të frikës mes serbëve që mbjell politika e Kurtit, për çdo vend të shenjtë të përdhosur serb dhe çdo monument të shkatërruar, për shkak të moszbatimit të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara! Bojkot të zgjedhjeve jolegjitime dhe ilegale”, ka shkruar Rakiq, njofton Tanjug.
Lista Serbe vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.
VV merr edhe një paralajmërim, votimi pa 2/3 për Presidentin...
Ymeri: Seanca e mbrëmshme, testim që të vendoset Republika e...
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent