Vetëm pesë ditë pasi u operua nga apendiciti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur sot fushatën nga Kamza me Rakip Sulin.
Pasi tha se pas rikuperimit, ka një tjetër apendicit për të hequr më 14 majit, ‘që është i dhimbshëm i shumë viteve me dy koka’, duke iu referuar Ilir Metës dhe Sali Berishës, Rama kërceu me banorët me këngën e fushatës së Partisë Socialiste.
Sa i përket kritikave për këngën e përzgjedhur për fushatë, pasi kërceu për disa minuta, Rama tha se “sikur të ishin njerëz që dëgjojnë Bethovenin do ua falja , por dëgjojnë Saliun dhe Ilirin”.
“Herës tjetër sigurohuni që simfonia të jetë me lartë, sidomos kur të vini në Kamëz. Qielli i pastër dhe filluan pikat e begata të shiut”, tha Rama pas kërcimit./TCh
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”