Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri dje në Prishtinë.
Në raportin e policisë thuhet se një person ka shtënë me armë zjarri nga vetura e tij, rasti ka ndodhur rreth orës 06:52.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se një person i panjohur nga vetura në lëvizje, ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 10 gëzhoja. Njësia policore ka arrit të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar dhe nga ai ka konfiskuar një pistoletë”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Arbresh.info/
Gruaja e Fadil Vokrrit mbështet djemtë e Kombëtares: Forca K...
Zona VIP në “Fadil Vokrri”, Kurti e Osmani po e ndjekin ndes...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë
Nis ndeshja Kosova – Turqia