Policët e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 02:30 të mëngjesit në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, gjatë patrullimit kanë ndaluar personin me iniciale B.T, i moshës 39-vjeçar.
Gjatë kontrollimit të tij, i është gjetur një armë zjarri (pistoletë), dy karikatorë me 11 fishekë, të cilat më pas i janë konfiskuar.
“I dyshuari B.T është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Armëmbajtje pa leje’”. /Arbresh.info/
Bayerni mposht Realin midis ‘Bernabeut’, Arsenali fiton në L...
Trumpi thotë se “jemi në negociata të nxehta” mbi luftën në ...
Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij