AC Milan ka arritur kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi morri një barazim me Napolin me rezultat 1:1.
I lumtur për këtë është shprehur trajneri i Milanit, Stefano Pioli, i cili bëhet trajneri i shtatë në histori që e çojë Milanin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ai para mediave tha se në fillim na quajtën të dobët, por ai beson te klubi i tij.
“E nisëm nga Rio Ave… Të gjithë na quajtën të dobët, por unë stërvis një grup me zemër të madhe. Ne donim dhe e merituam kualifikim, urime djemve të mi”, ka thënë Pioli pas barazimit të mbrëmshme ndaj Napoli (1-1), rezultat ky që dërgojë ‘Rossonerët’ në gjysmëfinalen e garës më të madhe evropiane.
Tani mund të jetë derbi ndaj Interit: “Me siguri do të jetë kështu, sepse ata kanë një avantazh të madh pas ndeshjes së parë, do të jenë edhe dy përballje të tjera shumë të vështira dhe stimuluese. Është normale që do të jetë kështu sepse do të jenë dy gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”.
Më pas analiza e ndeshjes: “Pas 1-0 në ndeshjen e parë na ndihmoi në një drejtim dhe frenuam në tjetrin. Nuk donim t’i jepnim thellësi Osimhen, duhej të driblonim më mirë në pjesën e dytë, por shumë nga lojtarët tanë nuk kishin luajtur kurrë një ndeshje kaq të rëndësishme. Të gjithë sakrifikuan. Faleminderit edhe tifozëve tanë që na kanë mbështetur gjithmonë, ne jemi krenarë”, u shpreh trajneri./Arbresh.info/
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës