Romelu Lukaku do të kthehet te Chelsea pasi t’i përfundon huazimi te Interi, pavarësisht se sulmuesi belg dëshiron të qëndrojë në Itali.
Lukaku – i cili iu bashkua Chelseat nga Interi në verën e vitit 2021 për 98 milionë funte – u kthye te ish-skuadra e tij në formë huazimi në fillim të sezonit.
Megjithatë, 29-vjeçari ka luftuar për qëndrueshmëri në “San Siro”, duke shënuar vetëm shtatë gola në 24 ndeshje dhe ai ka humbur periudha të rëndësishme të sezonit për shkak të lëndimeve.
Sipas gazetës italiane, Gazzetta dello Sport, Lukaku do të kthehet në skuadrën e Frank Lampard ‘kundër vullnetit të tij’ në verë për shkak se Interi nuk është në gjendje të përballojë koston e mundshme të një lëvizjeje tjetër.
Ekipi italian është nën presion financiar, pasi ka regjistruar humbje prej 784 milion euro gjatë 10 viteve të fundit dhe ata kanë një humbje vjetore operative prej rreth 150 milion euro./Arbresh.info/
Masat policore ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ng...
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës