Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar për vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave.
Çitaku tha se vonesat janë shkaktuar nga kauzat e rrejshme të të klasës politike që sot janë në pushtet.
“Me shumë vite vonesë, disa të shkaktuara nga kauzat e rrejshme të eksponentëve të klasës politike që sot janë në pushtet, e disa të tjera nga shpërfillja nga ana e B.E, më në fund u përmbyll procesi i stërzgjatur i liberalizimit të vizave. Mirënjohje dhe falënderim të gjithë zyrtarëve publik, në Institucionet qendrore dhe lokale, për punën dhe angazhimin në përmbushjen e kritereve të paracaktuara nga Komisioni Evropian”, shkroi Çitaku në Facebook.
Tutje ajo ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të gjithë zyrtarëve publik, në Institucionet qendrore dhe lokale, për punën dhe angazhimin në përmbushjen e kritereve të paracaktuara nga Komisioni Evropian./Arbresh.info/
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit