Tre zyrtarë policorë përfshihen në një aksident trafiku në Mitrovicë të Veriut, marrin lëndime trupore.
Sipas raportit të Policisë, thuhet se derisa një person ishte duke vozitur me të arritur në udhëkryq, duke mos respektuar shenjën ‘Kryqëzim me rrugën me përparësi kalimi’ dhe shenjën ‘stop’, ka goditur veturën zyrtare të Policisë, shkruan arbresh.info.
Dhe si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar tre zyrtarët dhe ngasësi i automjetit.
Pas marrjes së trajtimit mjekësor, të lënduarit janë liruar.
Kurse lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente./Arbresh.info/
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit