Për javën e dytë radhazi, Arsenali hodhi poshtë epërsinë 2-0 ndërsa gara për titull në Premier League mori një tjetër kthesë masive.
Ndeshja kundër West Ham u vendos brenda dy minuta të “çmendur” në pjesën e dytë, ku Bukayo Saka humbi një penallti për të kaluar skuadrën e tij në avantazh 3-1, duke i lejuar nikoqirët të barazojnë momente më vonë.
“The Gunners” e filluan ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundeshe, pasi shënuan dy herë brenda 10 minutave të parë.
Pas disa pasimeve të mira, Gabirel Jesus e gjeti rrjetën nga afërsia, për të zhbllokuar rezultatin në minutën e shtatë.
Martin Odegaard vetë tre minuta më vonë me një goditje të bukur e qoi krosimin e Gabriel Martinellit në portë.
Por, West Hamit iu dha një mundësi shpëtimi, kur Said Benrahma ngushtoi epërsinë e mysafirëve nga penalltia.
West Ham shkaktoi një penallti në pjesën e dytë, megjithatë Bukayo Saka dërgoi penalltinë e tij jashtë portës – hera e parë që një lojtar i Arsenalit e bëri këtë nga pika e parë që nga viti 2015.
Dhe ata u ndëshkuan në mënyrë tipike dhe të pamëshirshme për atë humbje, pasi vetëm pak çaste më vonë, Jarrod Bowen barazoi rezultatin.
Si rezultat, epërsia e Arsenalit në krye është tani katër pikë ndaj Manchester Cityt, i cili ka një ndeshje më pak, ndërsa skuadrat gjithashtu do të përballen me njëra-tjetrën në “Etihad”./Arbresh.info/
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...