Shefi i zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, mori pjesë në liturgjinë e mesnatës së Pashkëve, e cila u mbajt në Manastirin e Deçanit.
Në liturgji morën pjesë liderët dhe anëtarët e kryesisë së Listës Serbe, të drejtuar nga kryetari Goran Rakiq, nënkryetarët Igor Simiq dhe Dalibor Jevtiq.
Duke i uruar Pashkët, Petkoviq tha se është e rëndësishme të ruhet paqja, por edhe të vazhdohet me fuqizimin ekonomik të popullit serb në Kosovë.
“Shpresojmë se do ta ruajmë paqen dhe do të kemi sukses në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve, gjë që është shumë e nevojshme si për serbët, ashtu edhe për shqiptarët”, ka thënë Petkoviq, shkruan Kosovonline.
Matoshi i drejtohet opozitës: Feriden s’pe dojnë, a di kush ...
Musliu: Kosova nuk ka nevojë për Feride që heshtin përballë ...
Shkon në pesë numri i të arrestuarve për keqpërdorim të dety...
Seanca e së hënës, Cakolli: Shkelje e pastër kushtetuese
Hyseni e VV-së fton opozitën t’i bashkohet ‘‘raundit të dytë...
Zgjedhja e presidentit, Hamza: Jemi përballë një akti të rre...