Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka publikuar të dhënat e përpunuara prej raporteve të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Doganës së Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2023, në raportin e tregtisë së jashtme me Gjermaninë.
Eksporti në periudhën janar-mars 2023 ka arritur vlerën e rreth 21 milionë eurove, që ka pjesëmarrje prej 9.8% në eksportin e përgjithshëm të vendit.
Produktet më të eksportuara nga Kosova drejt Gjermanisë kanë qenë: dyer dhe dritare, materiale ndërtimi prej plastikës dhe kasaforta të blinduara apo të përforcuara.
Në anën tjetër është vërejtur një vlerë shumë më e madhe e importit nga Gjermania, në lartësinë e rreth 152 milionë eurove, që përbën 7.8% të gjithë importit në vend.
Produktet më të eksportuara nga Gjermania në drejtim të Kosovës kanë qenë autoveturat. Më pas vijnë shufrat, shkopinjtë apo profilet prej polimereve të vinil kloridit dhe në fund vijnë cigaret./Arbresh.info/

43 milionë euro, Polonia refuzon fondet e BE-së për mbrojtje...
Detaje nga aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari, arrestohen dy...
Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale në fillim të 2026-s, Rama vle...
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...