Deti Mesdhe shënon temperatura rekord. Kjo gjë konfirmohet edhe nga pamjet e satelitëve evropiane Copernicus, dhe falë shërbimit të monitorimit të mjedisit detar rezulton se temperaturat e sipërfaqes së Detit Mesdhe janë rritur me 3 gradë Celcius mbi vlerat normale të riferimentit.
Të dhënat e fundit konfirmojnë edhe ato paraprake që u siguruan nga Agjencia Kombëtare Amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën, sipas të cilave temperatura globale e sipërfaqes detare ka arritur maksimumin historik që prej nisjes së monitorimit satelitor.
Ndërsa sipërfaqja e oqeanit ka arritur temperaturën 21.1 gradë Celsius, duke thyer rekordin paraprak të Prillit 2016 ku ishte 21 gradë.
Sipas ekspertëve, gjatë tre viteve të fundit, mesatarja e temperaturave u reduktua me 3-5 gradë në sipërfaqen detare të planetit, falë fenomenit oqeanik dhe atmosferik La Nina, që është pjesa e ftohtë e El Nino.
Tani që La Nina po mbërrin drejt fundit, ndoshta brenda këtij viti do t’i lerë vendin pjesës mashkullore El Nino, që do të ndikojë sërish në rritje të temperaturave, duke sjellë ndoshta edhe sinjale të forta të ndryshimeve klimatike./Klan News
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa hequr dorë nga armët ...
Sulm me çekiç në Tokio, pesë të plagosur, autori në arrati
Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medi...
“E luta Kurtin, mos e kandido Glauk Konjufcën për president”...
Haxhiu sot në Drenas, homazhe në tri fshatra
Haxhiu takon sot partitë politike për datën e zgjedhjeve