Chelsea udhëton te kampioni në fuqi i Evropës, Real Madrid, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Është ndeshja e dytë e Frank Lampard në krye të klubit të Premier League që kur u kthye në Stamford Bridge për të zëvendësuar Graham Potter.
Ky është formacioni fillestar i Frank Lampard për ndeshjen e sotme: Kepa, Fofana, Silva, Koulibaly, James, Kante, Enzo, Kovacic, Chilwell, Sterling, Felix.
Your Chelsea! ?#UCL pic.twitter.com/IcN5ciolqy
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 12, 2023
Carlo Ancelotti rikthehet në 11-shen e tij më të fortë pasi rrotulloi shumë skuadrën e tij për humbjen e së shtunës ndaj Villarrealit.
Vetëm pesë lojtarë ruajnë vendin e tyre në formacionin fillestar: Thibaut Courtois, Carvajal, Militao, Kross, Modric, Camvinga, Valverde, David Alaba, Rodrygo, Vinicius Junior dhe Karim Benzema.
?✅ Voici notre ?? de départ pour ce soir !
? @ChelseaFC #UCL pic.twitter.com/tHUpaMUBSw— Real Madrid C.F. ?? (@realmadridfra) April 12, 2023
Chelsea u eliminua nga Real Madridi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar, pavarësisht se fitoi ndeshjen e dytë në Spanjë.
Ndeshja e parë në Stamford Bridge përfundoi me një fitore 3-1 të Real Madridit, fitorja e vetme e skuadrës spanjolle kundër Chelseat deri më sot./Arbresh.info/
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...
Aksident i rëndë në Tropojë, vdes një person
Man United i pandalshëm në epokën e Carrick, fiton edhe ndaj...